Ka shkuar në 51 numri i viktimave, pasi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçarja që ndodhej në koma.
20-vjeçarja, Xhesika Biquku ishte në gjendje kritike për jetën dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj në një shtet të huaj për të marrë mjekim, për shkak të gjendjes së rënduar.
Xhesika Biquku, vajza e Ilia Biquku ka ndërruar jetë në spital. Mjekët tentuan që ta dërgonin drejt Italisë, por në gjendjen e rënduar që ishte nuk mund të përballonte udhëtimin.
Sipas burimeve të Top Channel, Xhesika ka marrë goditje të fortë në kokë. Familjarët e Xhesikës se kishin menduar kurrë këtë gjendje të rëndë të cilën po kalojnë, humbjen e vajzës së tyre.
Nëna, Rozeta dhe motra e Xhesikës ishin lënduar të treja, ndërsa babi ndodhej në një gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Sinjali/