Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Itali, transmeton Gazeta Sinjali.
Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një barrierë betoni. Ndonëse përplasja nuk ka qenë e fortë, 19-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda shkaku i të cilave ka ndërruar jetë.
Bëhet e ditur se në makinë kanë qenë 5 persona, shokë me njëri-tjetrin, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit. /GazetaSinjali/