Një 19-vjeçar ka vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në Dragobil të Malishevës, pasi që 9 persona janë përfshirë në një rrahje.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili për Gazetën Sinjali ka thënë në vendin e ngjarjes është konfirmuar vdekja e një personi, ndërsa në rrahje kanë marrë pjesë 9 persona.
“Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me date 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona te lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësorë në qendrën e mjekësisë familjare në Malisheve. Policia menjëherë ka shkuar në lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjesë në një rrahje në rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”.
“Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit, personat e dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe poashtu 2 automjete janë konfiskuar. Është iniciuar rasti “vrasje” dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’ , ku hetimet dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka deklaruar Kelani për Gazetën Sinjali.