image Vdes 15-vjeçari nga Prizreni, e zë rryma duke u pastruar
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Tragjike/ Vdes 15-vjeçari nga Prizreni, e zë rryma duke u pastruar

news image

Një djalë 15-vjeçar ka vdekur në spitalin e Prizrenit. Atë e kishte zënë rryma.

Sipas Policisë, i mituri dyshohet të ketë qenë duke u pastruar kur edhe është kapur nga energjia elektrike.

Rasti është i konfirmuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin më 08.09.2019 nga spitalin e Prizrenit është njoftuar se viktima mashkull K-Shqiptar  i cili ishte në tretman mjekësor ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia në raportin 24-orësh.