Një djalë 15-vjeçar ka vdekur në spitalin e Prizrenit. Atë e kishte zënë rryma.
Sipas Policisë, i mituri dyshohet të ketë qenë duke u pastruar kur edhe është kapur nga energjia elektrike.
Rasti është i konfirmuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin më 08.09.2019 nga spitalin e Prizrenit është njoftuar se viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte në tretman mjekësor ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia në raportin 24-orësh.