Një vajzë 11-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme në QKUK, pasi të dilën kishte rënë në bunar që gjendej në oborrin e shtëpisë së saj.
Ajo kishte qenë duke marrë ndihmë mjekësore që nga e diela, por që nuk ka arritur t’iu përballojë plagëve të mara.
Rasti për vdekjen e së miturës është konfrimuar nga Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
“Rasti ka ndodhur të dielën, viktima ka rënë në bunarë dhe e kanë nxjerr fqinjët së bashku me familjarët. Dje rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka thënë Gashi.