image Vdekje e dyshimtë në Prizren

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Prizren

news image

Një burrë ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta dje në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima ishte dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, aty ku do t’i bëhet autopsia, për ta zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes./Gazeta Sinjali/