image Vdekje e dyshimtë në Prishtinë/ Gjendet i vdekur një person në banesën e tij

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë/ Gjendet i vdekur një person në banesën e tij

news image

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Xhabir Toqani” në Prishtinë, dje rreth orës 18:00, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se familjarët e viktimës u kanë thënë hetuesve policorë se ai kishte qenë përdorues i rregullt i alkoolit.

Po ashtu, familjarët kanë raportuar në polici se viktima vuante nga disa probleme shëndetësore.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”./Gazeta Sinjali/