Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Xhabir Toqani” në Prishtinë, dje rreth orës 18:00, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se familjarët e viktimës u kanë thënë hetuesve policorë se ai kishte qenë përdorues i rregullt i alkoolit.
Po ashtu, familjarët kanë raportuar në polici se viktima vuante nga disa probleme shëndetësore.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”./Gazeta Sinjali/