image Vdekje e dyshimtë në Graçanicë

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Graçanicë

news image

Një person pa shenja jete është gjetur dje në Graçanicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë rast ka njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë që trupi i pajetë i viktimës është gjetur në korridorin e një ndërtese.

Policia ka thënë që viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është duke u hetuar si ‘vdekje e dyshimtë’. /GazetaSinjali/