Një person dje është gjetur pa shenja jete në Ferizaj. Ankuesi që e ka raportuar rastin ka thënë se e ka gjetur viktimën të shtrirë në dysheme, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i emergjencës, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.