Një 54-vjeçare në Vlorë ka humbur jetën të shtunën ndërsa qëndronte në breg të detit.
Bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Gruaja po rrinte në breg kur dyshohet se i ka rënë infarkt. Për pasojë, 54-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Vlorës, shkruan abcnews.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.