image Edhe sot më ftohtë, nesër ndryshon moti në Kosovë

Kosovë

Edhe sot më ftohtë, nesër ndryshon moti në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje që parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Ndërsa nga nesër, sipas IHMK-së, parashihen edhe intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s.”

May be an image of map


/GazetaSinjali/