image Temperaturat vazhdojnë të bien, sot vranët dhe vende-vende me shi

Kosovë

Temperaturat vazhdojnë të bien, sot vranët dhe vende-vende me shi

news image

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende mund të ketë edhe riga të dobëta shiu, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat po vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat eksteme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Gjatë fundjavës parashihet rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht të dielën.

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale.

image 314
image 314

/GazetaSinjali/