image Vdekja e dyshimtë në Gjakovë/ Afër 64-vjeçarit u gjet një armë zjarri

Siguri

Vdekja e dyshimtë në Gjakovë/ Afër 64-vjeçarit u gjet një armë zjarri

news image

Gazeta Sinjali raportoi se sot rreth orës 13:00 afër Kishës në qytetin e Gjakovës është gjetur një trup pa shenja jete.

Viktima është Lulzim Curri, 64-vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Juniku – Shehu, tha për Sinjalin se në afërsi të trupit të pajetë është gjetur një armë zjarri.

Juniku – Shehu tha se viktima nuk ka pasur shenja të dukshme të dhunës.

Për t’u zbuluar shkaktari i vërtetë i vdekjes së 64-vjeçarit, prokurorja e rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes. Viktima është 64-vjeçar, me iniciale L.C. Jo, nuk ka pas shenja të dukshme të dhunës. Me urdhër të prokurores, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri”, tha ajo për Sinjalin./Gazeta Sinjali/