image Vdekja e burrit me ngjyrë nga polici nxit reagime e përleshje në SHBA

Siguri

Vdekja e burrit me ngjyrë nga polici nxit reagime e përleshje në SHBA

news image

Kryetari i qytetit amerikan, Meniapolis, Jacob Frey, ka bërë thirrje për ngritje të padisë penale kundër një zyrtari policor, i cili shihet duke bërë presion me gju në qafën e një personi teksa e arrestoi.

Por, burri kishte vazhduar duke thënë se “nuk mund të marrë frymë, pavarësisht kësaj, polici kishte vazhduar dhe kështu, George Floyd ka vdekur më vonë në spital.

Incident ka nxitur protesta brenda komunitetit dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur derisa janë arrestuar nga zyrtarë policorë të racës së bardhë.

“Pse personi që ka vrarë George Floyd nuk është në burg? Nëse ju apo unë do ta kishim bërë këtë gjë, do të ishin mbrapa grilave tani”, ka thënë kryetari i Meniapolisit, Jacob Frey në një konferencë për media.

Zyrtari policor, bashkë me tre persona tjerë të përfshirë në arrestim, janë pushuar nga puna më 26 maj.

Motra e Floydit, Bridgett Floyd, ka thënë më 27 maj, se zyrtarët policorë duhet të akuzohen për vrasje të vëllait të saj, sepse sipas saj, “ajo ka qenë saktësisht çfarë ata kanë bërë”.

“Ai ka qarë duke kërkuar ndihmë”, ka thënë ajo, teksa ka mbajtur lotët.