Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se vdekja e kreut të ISIS-it, Abu Bakr Al Baghdadi, është një moment i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Shtoi se beteja kundër Shtetit Islamik nuk ka mbaruar.
Ai shkroi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ se Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë me partnerë të koalicionit për t’i dhënë fund vrasjeve dhe aktiviteteve barbare të ISIS-it përgjithmonë.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi sot se forcat amerikane vranë kreun e ISIS-it në Idlib-Siri, herët këtë mëngjes./Gazeta Sinjali/