image Vazhdon vaksinimi në Sallën “1 Tetori” përkundër problemeve teknike

Shëndetësi

Vazhdon vaksinimi në Sallën “1 Tetori” përkundër problemeve teknike

news image

Menaxheri i qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka bërë të ditur se në këtë qendër është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër koronavirusit, pavarësisht disa problemeve teknike.

Ai për Sinjalin e ka pranuar se ka probleme teknike në sistem mirëpo, ai tha se në këtë qendër është duke vazhduar vaksinimi kundër COVID-19 dhe gripit sezonal që nga ora shtatë e mëngjesit.

Është e vërtetë që ka problem teknik në nivel qendror, jo vetëm në qendrën tonë. Mirëpo, edhe përkundër problemit me sistemin, procesi i vaksinimit është duke vazhduar. Regjistrimi i qytetarëve po bëhet në librat e protokollit, dhe më pas do të futen të dhënat në sistem sapo të funksionalizohet”, tha Bardhi.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, në muajin mars të këtij viti, në Kosovë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 770,941 qytetarë.

/GazetaSinjali/