image Nuk u vaksinuan - Dy futbollistët e Chelseas mbesin jashtë skuadrës në ShBA, mungon edhe Broja

Futboll

Nuk u vaksinuan – Dy futbollistët e Chelseas mbesin jashtë skuadrës në ShBA, mungon edhe Broja

news image

N’Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek do të mungojnë në turneun parasezonal me tre ndeshje të skuadrës së tyre, në të cilin përfshihet edhe një ndeshje kundër rivalit të Premier League, Arsenal.

Mesfushori fitues i Kupës së Botës të Francës, N’Golo Kante dhe anglezi, Ruben Loftus-Cheek, do të mungojnë në turneun e Chelsea në Shtetet e Bashkuara pasi nuk përmbushin standardet e vaksinimit të vendit kundër Covid-19.

Shtetet e Bashkuara lejojnë vizitorët e huaj që janë plotësisht të vaksinuar të hyjnë në vend.

Aktualisht vetëm shtetasit amerikanë lejohen të hyjnë në vend nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar.

Përveç kësaj, edhe sulmuesi Armando Broja – e ardhmja e të cilit është e pasigurt mes interesimit nga disa klube të Premier League – nuk do të bashkohet me skuadrën deri javën e ardhshme.

Chelsea me pronësi amerikane u nis për turneun e saj para-sezonal me tre ndeshje të shtunën — duke filluar me një kamp stërvitor në Los Anxhelos.

“N’Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek nuk do të udhëtojnë për shkak të statusit të tyre të vaksinimit kundër Covid,” tha Chelsea në një deklaratë.

Chelsea do të luajë me Club America të Meksikës në Las Vegas më 17 korrik, Charlotte FC në stadiumin e saj Bank of America më 21 korrik dhe rivalin e Premier League Arsenal në Florida më 23 korrik.

Më poshtë e gjeni skuadrën e plotë të Chelseas e cila ka udhëtuar në turin parasezonal.

Portierë: Kepa Arrizabalaga, Marcus Bettinelli, Edouard Mendy, Teddy Sharman-Lowe.

Mbrojtës: Marcos Alonso, Ethan Ampadu, Cesar Azpilicueta, Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Levi Colwill, Reece James, Kenedy, Emerson Palmieri, Malang Sarr, Thiago Silva.

Mesfushorë: Ross Barkley, Conor Gallagher, Billy Gilmour, Jorginho, Mateo Kovacic, Mason Mount, Harvey Vale.

Sulmues: Tino Anjorin, Michy Batshuayi, Kai Havertz, Callum Hudson-Odoi, Christian Pulisic, Timo Werner, Hakim Ziyech.

Gazeta Sinjali Sporti