Në Kuvendin e Republiëks së Kosovës ka vazhduar seanca e thirrur për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Kjo seancë ishte paraparë të fillonte në orën 11:00, por që nisi me 46 minuta vonesë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas pesë orëve debat në mes të deputetëve, ministrave dhe kryeministrit, u vendos që Kuvendi të bënte një pazuë njëorëshe, të cilën e kishte propozuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendsje, Rexhep Selimi.
Parashkruajes në pauzë, ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, e ka paraqitur një mundësi për kompromis në rast se Kurti do ta tërhiqte vendimin për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshem.
Quni tha se do të bisedonte me kreun e LDK-së dhe deputetët e partisë, nëse Kurti merr në konsideratë ofertën e Isa Mustafës për kthimin e Veliut në post dhe tërheqjen e taksës.
Seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm./Gazeta Sinjali/