image Vazhdon seanca e Kuvendit, ndryshon rendi i ditës

Kosovë

Pikat/ Vazhdon seanca e Kuvendit, ndryshon rendi i ditës

news image

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shkruan Gazeta Sinjali.

Memli Krasniqi nga PDK ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës.

Me shumicë votash është votuar futja e pikës për vazhdimin e validitetit të rregullores së re të Kuvendit, me përjashtim të nenit 69.

Kjo seancë kishte filluar sot në orën 11:00, por që u mbyll pas një ore pasi që nuk pari kuorum për ta ndryshuar rregulloren e Kuvendit. /Gazeta Sinjali/