image Vazhdon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

Kosovë

Kuvendi/ Vazhdon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

news image

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.

Deri më tani në këtë seancë kishte deklarata kundër dhe pro kësaj çështje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo seancë është thirrur me kërkesën e 41 deputetëve të opozitës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media kishte njoftuar se Kosova do ta heq pjesërisht taksën e vendosur ndaj Serbisë që nga 15 marsi i këtij viti.

Taksa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor të vitit 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj./Gazeta Sinjali/