image Vazhdon rritja enorme e rasteve aktive me virus/ Këto 11 komuna nuk e kanë raportuar asnjë rast

Shëndetësi

Vazhdon rritja enorme e rasteve aktive me virus/ Këto 11 komuna nuk e kanë raportuar asnjë rast

news image

Komuna e Prishtinës po vazhdon të jetë e para sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, me gjithsej 1 mijë e 324 raste, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 mijë e 370 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të raportuara gjatë ditës së sotme, 241 janë regjistruar në Prishtinë.

Ferizaji është komuna e dytë me më së shumti raste të raportuara nga MSH gjatë ditës së sotme, ku kjo komunë ka 154 raste pozitive në 24 orë, kurse numri total i rasteve aktive është 613.

Në komunën e Gjilanit janë regjistruar edhe 132 raste të reja me COVID-19 për 24 orë, kurse numri total i tyre është 636.

Kurse nga të dhënat e publikuara nga MSH-ja aktualisht janë njëmbëdhjetë komuna të cilat nuk e kanë asnjë rast aktiv me koronavirus si ajo e Kllokotit, Novobërdës, Shtërpcës, Graçanicës, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut, Ranillugut, Parteshit, Mamushës, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë e 370 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

/Gazeta Sinjali/