Numri total i rasteve aktive me koronavirus është 14 mijë e 249, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 2.236 raste të reja me COVID-19 dhe katër 8 raste të vdekjes.
Ministria ka njoftuar se në komunën e Prishtinës janë 2 mijë e 760 raste aktive me COVID-19.
Ferizaj është komuna e dytë me më së shumti raste aktive, me gjithsej 1 mijë e 211 raste aktive kurse pas saj vjen Gjilani, me 1 mijë e 151 raste aktive.
MSH-ja gjithashtu ka njoftuar se nga 1, 096 rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit, 37 janë të fëmijë nën 10 vjeç.
Kurse numri më i madh i të infektuarve i përket grupmoshës 20-29 vjeç, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 569 raste të reja.
Në këtë link mund t’i shikoni të gjitha të dhënat e MSH-së.