image Reduktimet e ujit vazhdojnë në këto komuna, Ujësjellësi jep njoftimin

Sociale

Reduktimet e ujit vazhdojnë në këto komuna, Ujësjellësi jep njoftimin

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar se në Fushë-Kosovë, Drenas, Obiliq dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë do të vazhdojnë reduktimet e ujit të pijshëm.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për gjendjen aktuale të trajtimit dhe furnizimit me ujë.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, Zonës Industriale, lagjes Kalabria në Prishtinë, ju njoftojmë me gjendjen aktuale të trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Sot, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj ka filluar me trajtimin e ujit me kapacitet minimal prej 150 l/ s, derisa në Drenas me kapacitet të reduktuar prej 40%, ngase niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit aktualisht është (35 – 45 NTU)”.

“Për të ruajtur cilësinë e ujit jemi të detyruar të trajtojmë ujë me kapacitet të reduktuar deri në stabilizimin e situatës, e cila pritet të ndodhë gjatë kësaj jave. Kërkojmë mirëkuptim deri në rikthimin e situatës së favorshme me furnizim me ujë të pijshëm”.

/GazetaSinjali/