image Vazhdon revolta e mjekëve: Jemi shndërruar në rob të nënshtrimit modern

Shëndetësi

Vazhdon revolta e mjekëve: Jemi shndërruar në rob të nënshtrimit modern

news image

Oftalmologu Florim Zejnullahu ka shkruar për disa nga sfidat me të cilat po përballen punëtorët shëndetësor në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mjekët kanë mbetur në udhëkryq e të pashpresë që 23 vite.

Zejnullahu ka thënë që pagesa për kirurgët është e kalkuluar gabimisht.

Kauzat e rrejshme në vazhdimësi e lanë shëndetësinë dhe mjekët në udhëkryq të pashpresë plotë 23 vite, popullaten pa sigurime shëndetësore, sistemin publik shëndetësor të pariparueshëm në të gjitha aspektet…Mospagesa e mjekut, sidomos kirurgët për punën që kryen por me disa paga të kalkuluara gabimisht, bënë që këta të fundit të punojnë me orare të zgjatura dhe me stërngarkesë. Mjekët po ja sigurojnë ,, pagën” vetes “dhunshëm” për ta dhe për pacientët, për shtresen që paguan gjithëçka dy herë“, ka thënë ai.

Tutje oftalmologu ka thënë se kanë mbetur në mes të dy rrugëve, që të ikin nga Kosova apo që të rrinë dhe të punojnë në këto kushte.

/GazetaSinjali/