image Përleshje mes çiftit në Lipjan, gruaja godet derën dhe lëndohet, burri arrestohet

Siguri

Përleshje mes çiftit në Lipjan, gruaja godet derën dhe lëndohet, burri arrestohet

news image

Një çift nga Lipjani janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që u fjalosën mes vete, ku më pas, gruaja nga revolta e ka goditur derën dhe është lënduar.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuarit (burrë e grua) kosovar-e, pasi që ishin fjalosur në mes vete. Nga revolta gruaja ka goditur derën dhe është lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në strehimore.

/GazetaSinjali/