image Vazhdon renditja e njejtë e favoritëve për top të artë, prinë Messi

Futboll

Vazhdon renditja e njejtë e favoritëve për top të artë, prinë Messi

news image

Dhënia e çmimit të Topit të Artë u anulua për vitin 2020 dhe lojtarët më të mirë në botë po bëjnë përsëri çmos për të fituar këtë çmim tani për vitin 2021.

Pasi u anulua në vitin 2020, Topi i Artë është rikthyer dhe çmimi nuk do të shpërndahet deri në dhjetor, që do të thotë se lojtarët mund të kenë ende kohë për të bërë paraqitje sa më impresive. 

Goal ka publikuar listën e 10 lojtarëve më të mirë për vitin 2021 deri tani që janë favoritët për të fituar Topin e Artë.

Listës i paraprin Leo Messi, i pasuar nga Lewandowski dhe Jorginho që mbyllin treshen, gjersa Kante dhe Lukaku mbyllin Top 5-shen.

Top 10 e mbyllin, Erling Haaland, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne dhe Karim Benzema. /Gazeta Sinjali Sporti/