Nisi për muzikën, por përplasja në mes të Gjonit dhe Andit vazhdoi duke prekur kështu edhe tema të tjera.
“Me më kallëzu dikush qysh rritet fëmija, pa rritur kurrë, me më kallëzu dikush qysh bohet muzikë, pa bo kurrë. Ti mundësh me më kallëzu për sport, për punë tjera s’mundesh send”, i tha Gjoni Andit.
Ai madje i tha të mos shitet kinse është dikushi, pasi, sipas tij, prej që ka ardhur ende s’ka arritur ta njohë.
“Mos na u shit sikur je dikushi, se që tri javë jam qetu, hala diçka nuk po mundem me të njoftë, aq gjatë e çon muhabetin, saqë në fund zero informacion kam. Ti s’po jep asgjë që unë me thanë wow”, tha Gjoni.
Ndërkaq, foli edhe për raportin e ftohtë të Andit me Xhulin, e këtu sportisti i kërkoi që të mos e luajë ndërmjetësuesin dhe të qëndrojë në fushën e vetë.
Situata shkoi aq larg saqë Lugati i tha Andit ta mbyllë gojën e të mos flasë më, derisa kjo e acaroi Andin, i cili tha se askush s’mund t’ia mbyllë gojën, duke shtuar se s’mund ta marrë aspak seriozisht këngëtarin.