image Nita zbulon se Zhaklina i ka dërguar voice-mesazhe me “agresivitet” dhe “frustrim”: Shkel mbi gjakun e kombit

Bota e Yjeve

Nita zbulon se Zhaklina i ka dërguar voice-mesazhe me “agresivitet” dhe “frustrim”: Shkel mbi gjakun e kombit

news image

Po vazhdojnë reagimet e figurave publike kundrejt opinionistës së Big Brother VIP të edicionit të fundit, Zhaklinë Lekatari pas deklaratave të pandalshme duke përqeshur kosovarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas përplasjes së tyre të parë kur Zhaklina e quajti Nita Latifin pseudo-këngëtare, Nita i ka reaguar sërish Zhaklinës pas deklaratës tjetër të saj ku tha se po ndihet e dhunuar tash e sa kohë nga publiku shqiptar.

Nita tregoi se Zhaklina i ka nisur voice-mesazhe plot agresivitet dhe frustrim dhe tha se nuk e sheh të arsyeshme të vazhdoj të merret me të, duke vazhduar të kritikojë ashpër opinionisten për deklaratën e saj rreth presionit të publikut dhe krahasimeve që ajo bën.

“Kështu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin. Është injorancë e nivelit milionësh me krahasu viktimën e përdhunimit të luftës me një viktimë të kërcënimeve në internet. Sado që viktima është viktimë, për disa gjana t’i ke zgjedhje, ajo s’ka pasë”, ka shkruar Nita.

image 112

/GazetaSinjali/