image Vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve lokale e rurale në Gjilan

Kosovë

Njoftim/ Vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve lokale e rurale në Gjilan

news image

Komuna e Gjilanit ka vazhduar me dezinfektimin e rrugëve lokale dhe rurale.

Kjo komunë bërë pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve në fshatin Livoç i Epërm, lagjes Arbëria dhe Dardania.

“Po vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha rrugëve lokale, por, edhe atyre rurale në çdo cep të Komunës së Gjilanit. Pas pastrimit dhe dezinfektimit të rrugëve nëpër shumë fshatra të Komunës së Gjilanit, u bë pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve në fshatin Livoç i Epërm, në Arbëri e në Dardani. Kjo po bëhet në bashkëpunim me operatorët e kontraktuar ekonomik. Kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve kanë shtuar kapacitetin e tyre të punës, që t’i pastrojnë të gjitha rrugët. Ne jem të përkushtuar që edhe ambienti rrugor të jetë sa më i pastër, në mënyrë që t’i kontribuojmë preventivës së kësaj situate.”, ka njoftuar nënkryetari i kësaj Komune, Arbër Ismajli.

Ai ka thënë se kjo procedurë e pastrimit dhe dezinfektimit do të vazhdojë në të gjitha viset urbane dhe rurale./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/arberrismajli/posts/2504338489897017