image Vazhdon pagesa e dytë e subvencioneve për bujqit

Financa

Vazhdon pagesa e dytë e subvencioneve për bujqit

news image

Ka rifilluar ekzekutimi i pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një njoftimi duke treguar se ministri Peci me marrjen e këtij mandati, ka kërkuar që të intensifikohet procedimi i të gjitha pagesave direkte për përfituesit e programeve nga viti i kaluar.

“Ministri Peci, ka theksuar se një ndër prioritetet në politikat e tij do të jetë dhënia e përkrahjes ndaj fermerëve përfitues në kohën e duhur. Po ashtu, ministri ka premtuar se do të angazhohet që me shumë përkushtim të jetë afër fermerëve, me qëllim që veprimtaritë e tyre bujqësore të fuqizohen dhe zhvillohen përmes edhe mbështetjes së ministrisë. Krahas kësaj, Peci premton se efikasiteti në punë dhe transparenca do të jenë ndër objektivat kryesore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Kujtojmë se para një muaji në këtë ministri ka pasur arrestime nën dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore. /GazetaSinjali/