image Flija që kushtoi 5 mijë euro, digjen 300 trupa arre në Zubin Potok

Sociale

Flija që kushtoi 5 mijë euro, digjen 300 trupa arre në Zubin Potok

news image

300 trupa arrë u dogjën nga flakët në Çabër të Zubin Potokut, pasi zjarri që po përdorej nga fqinja e pronarit për pjekjen e flisë, doli nga kontrolli.

Si pasojë e kësaj, Rexhep Imerit, iu shkaktua dëm rreth 5-6 mijë euro, derisa arrat ishin donacion nga Ministria e Bujqësisë, njofton Klan Kosova.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është intervistuar edhe e dyshuara.

/GazetaSinjali/