image Vazhdon ndryshimi i Albin Kurtit – tash i bashkohet “Dardanëve"

Kosovë

Zgjedhje/ Vazhdon ndryshimi i Albin Kurtit – tash i bashkohet “Dardanëve”

news image

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar të habisë qytetarët e Kosovës, pasi sot është takuar dhe i është bashkuar grupit të tifozëve të Kombëtares së Kosovës në futboll, “Dardanët”.

Ai është shoqëruar nga Arben Vitia dhe bashkëpartiakë e aktivistë tjerë të partisë gjatë takimit me tifozët e Kosovës.

Takimi i Kurtit me “Dardanët” vjen disa javë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për herë të parë i doli në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, në ditën kur Kosova do të zhvillonte ndeshje, Kurti kishte thënë se me trup gjendej në Zvicër, por se me mendje dhe me zemër ishte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku do të mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Ëermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!”, kishte shkruar Kurti javë më parë.

Para këtij postimi, Kurti e kishte pasur problem ta pranonte Kombëtaren e Kosovës, duke e injoruar atë tërësisht kur zhvillonte ndeshje, teksa i kushtonte vëmendje vetëm Kombëtares së Shqipërisë.

Sfidë për Kurtin do të jetë do të jetë edhe flamuri i Kosovës të cilin e quan në vazhdimësi flamur lara-lara