image Vazhdon masakra e qenve në Kinë, mishi i tyre përdoret si ushqim në festivalin popullor

Botë

Vazhdon masakra e qenve në Kinë, mishi i tyre përdoret si ushqim në festivalin popullor

news image

Rreth 10 mijë qen e mace të vrarë e të torturuar në 10 ditë. Këto janë numrat e festivalit të mishit të qenit në Yulin, në Kinë.

Nuk mjafton ligji për ndalimin e tregtisë së kafshëve dhe as pandemia e koronavirusit,ngase as këtë vit masakra nuk u ndal.

Qen e mace, të ngjeshur në kafaze, masakrohen duke i qëlluar me shkop në kokë dhe më pas digjen ose zien ende të gjallë. Ky është denoncimi i bërë nga “Humane Society International”.

Ndërsa nga njëra anë është e vërtetë që qeveria qendrore kineze ka hequr qentë dhe macet nga lista e therjeve për t’i përfshirë ato si “kafshë shtëpiake”, kjo tregon se tradita është e vështirë të ndalet./ Gazeta Sinjali/