Policia e Gjilanit ka vazhduar kërkimin në Novobërdë të qytetarit Boshko Mladenoviç i lindur me 1933 në fshatin Strazh, Komuna Novobërdë, që nga data 09.10.2021,i cili ka dalë nga shtëpia në orët e vona të mbrëmjes dhe nga që ajo natë nuk dihet për fatin dhe vendodhjen e tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të policisë, familjarët kanë treguar, se i zhdukuri përveç se ka probleme shëndetësore, ai është i moshës 88 vjeçare dhe ekziston dyshimi se ka mund të ngel rrugës diku.
Kërkimi i 88-vjeçarit është bërë sot nga Policia e Kosovës bashkë me trupat e FSK-së dhe vullnetarë nga shoqëria civile, anëtarë të klubit alpin ”Gjilani”.
Ky kërkim ka zgjatë rreth katër orë në një perimetër rreth pesë kilometra rreth shtëpisë së të zhdukurit, për të vazhduar edhe nesër.
“Edhe për kundër kërkimit në një terren malor, deri më tani nuk është arritur të gjendet personi në fjalë, kjo është dita e dhjetë e një kërkimi intensivë nga faktorët e sigurisë PK-ja si dhe FSK, banorët lokal të fshatrave të komunës së Novobërdës..
Policia rajonale në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast.
Ndërkaq , Policia Rajonale e Gjilanit kërkon bashkëpunim nga qytetarët që për çdo informacion që mund të keni për personin e humbur të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 122″, thuhet tutje në njoftimin e policisë.