image Vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga Specialja

Drejtësi

Vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga Specialja

news image

Ka nisur intervistimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij po bëhet në objektin e EULEX-it në Prishtinë. Ai nga Specialja është intervistuar edhe gjatë së mërkurës, ku intervistimi zgjati për rreth tetë orë.

Ahmeti po intervistohet në cilësinë̈ e dëshmitarit dhe ftesa për intervistim i është dërguar në korrik të këtij viti.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

/GazetaSinjali/