image Malishevë: Kafshohet nga qeni i komshiut një 51-vjeçar, dërgohet në QKUK

Siguri

Malishevë: Kafshohet nga qeni i komshiut një 51-vjeçar, dërgohet në QKUK

news image

Sulmet nga qentë në vendin tonë janë në rritje dhe kjo është një dukuri shqetësuese që ka vënë në alarm qytetarët për të kërkuar veprime konkrete nga Komunat. Ditëve të fundit Sinjali ka raportuar për dy raste të tilla, ku viktima kanë qenë fëmijët.

Por gjatë ditës së djeshme edhe një qytetar është sulmuar nga një qen në Vërmicë të Malishevës, teksa punonte në tokën e tij. 

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima 51-vjeçar është kafshuar nga qeni i komshiut, i cili i ka shkaktuar plagë në dorë e në gjoks, për çka u detyrua që të kërkojë ndihmë mjekësore. Ai fillimisht ka marrë trajtim në QKMF-në e Malishevës, e më pas është dërguar në QKUK.

Posa Policia është njoftuar për rastin, pronari i qenit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, i cili ka deklaruar se qeni ka qenë i vaksinuar, por kishte ikur.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/