image Vazhdon hipokrizia e Daçiqit: Serbia po bashkëpunon për të pagjeturit por Kosova jo

Rajon

Vazhdon hipokrizia e Daçiqit: Serbia po bashkëpunon për të pagjeturit por Kosova jo

news image

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq thotë se Serbia po bashkëpunon në mënyrë aktive në hetimet për gjetjen e personave të zhdukur dhe varrezave me sugjerim të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje, ai po akuzon Kosovën se nuk po veprojnë njëjtë.

“Serbia po bashkëpunon në mënyrë aktive në hetimet në gjetjen e personave të zhdukur dhe varreve të mundshëm me sugjerim të Prishtinës, ndërsa pala tjetër nuk po e bën këtë”, tha ai.

Sipas tij, Serbia kërkoi inspektimin e pesë vendndodhjeve dhe se autoritetet në Prishtinë “nuk duan të kontrollojnë asnjërën prej tyre”.

Daçiq i tha Radio Sputnikut se kishte ardhur koha për drejtësi për siç tha ai “prova për këtë ishte formimi i një gjykate të re në Hagë, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare”.

Duke komentuar akuzat për krime lufte në Kosovë dhe thirrjet që ai të merret në pyetje në gjykatë, Daçiq tha se në vitet 1990 ai nuk merrej me punët e shtetit, por se ishte zëdhënës i SPS-së./Gazeta Sinjali/