image Vazhdon gjendja e rëndë me koronavirus në Kosovë/ 129 viktima për 5 ditë

Shëndetësi

Vazhdon gjendja e rëndë me koronavirus në Kosovë/ 129 viktima për 5 ditë

news image

Vetëm në pesë ditët e fundit 129 persona kanë vdekur  si pasojë e infektimit me COVID-19, në Kosovë, kurse 3 mijë e 823 të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.

Të hënën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë njoftoj se në vendin tonë janë konfirmuar edhe 489 raste të reja me COVID-19 dhe 28 raste të vdekjes.

May be an image of 1 person and text

Edhe të martën Ministria e Shëndetësisë raportoi se për 24 orë në vend 28 persona kanë humbur betejën me virusin. Kurse nga 10 mijë 321 testime e kryera në atë ditë 920 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

May be an image of text that says 'Ministria Shändetësisẽ Ministarstva Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE 07.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Numri totali dozave të administruara 15.869 Të vaksinuar me dozën dytë 318.099 வாம் 938.504 620.405 E MARTE 07.09.2021 Numrii testimeve 10.321 Raste pozitive 920 Të shëruar 1.698 Rastet e vdekjes 28 Rastet aktive 24.484'

Të mërkurën pati një rritje të numrit të personave që kanë rezultuar pozitiv me virus. MSH-ja raportoi se brenda 24 orëve ishin shënuar edhe 1029 raste të reja.

Kurse, krahasuar me dy ditët e mëparshme, numri i viktimave ishte më i vogël. Brenda një dite 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virus.

May be an image of text that says 'Ministria Shändetesise Ministarstv Zdravstva Ministry fHealth COVID19 BASHKE IA DALIM! E MERKURE| 08.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën e dytë 329.246 எா Numri total dozave të administruara 17.316 626.565 E MERKURÄ| 08.09.2021 955.811 Numrii testimeve 13.084 Raste pozitive 1029 Të shëruar 3.266 Rastet e vdekjes 24 Rastet aktive 22.223'

Ndërkaq ditën e enjte MSH-ja ka njoftuar se brenda një dite janë shënuar edhe 703 raste të reja dhe 19 viktima nga koronavirusi.

May be an image of text that says 'Ministria Shändetesise Ministarstv Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E ENJTE 09.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën e dytë Numri total dozave të administruara 19.458 637.132 E ENJTE 338.147 எ் 975.279 09.09.2021 Numrii testimeve 10.851 Raste pozitive 703 Të sheruar 2.255 Rastet e vdekjes 19 Rastet aktive 20.652'

Kurse, sot Ministria e Shëndetësisë raportoi shifrën më të lartë të viktimave të shënuar brenda kësaj jave. Vetëm në një ditë 30 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Kurse në 24 orëshin e fundit 685 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

May be an image of text that says 'Ministria Shändetesisẽ Ministarsty Zdravstva Ministry Ministry fHealth COVID19 BASHKE A DALIM! E PREMTE 10.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Numri total dozave të administruara 20.646 Të vaksinuar me dozën dytë 347.344 எበለ 995.930 648.586 E PREMTE 10.09.2021 Numri testimeve 9.415 Raste pozitive 685 Të shëruar 1.384 Rastet e vdekjes 30 Rastet aktive 19.923'

Në vendin tonë janë 19 mijë e 923 raste aktive me koronavirus. Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 155 mijë e 995 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Kurse 2 mijë 758 persona kanë humbur betejën me këtë virus. /Gazeta Sinjali/