Dhjetë pjesëtarë serbë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosova.
Dy nga ish-pjesëtarët e FSK-së janë deklaruar për mediumin serb Kosovo Online dhe të njëjtit kanë deklaruar se për arsye personale kanë vendosur të solidarizohen dhe të largohen nga FSK.
“Ne po e përcjellim situatën aktuale dhe ngjarjet e ditëve të fundit, për arsye personale kemi vendosur të solidarizohemi dhe të largohemi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, na tha Rakiq.
Ndërkaq, kolegu i tij Vllashkoviq thekson se ky është vendim i tyre personal dhe se nuk ka pasur presion ndaj tyre.
“Kemi gati pesë vite që punojmë dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë presion për vendimin tonë, ky është vendimi ynë. Ne vendosëm të pajtohemi me njerëzit tanë në këto kohë të vështira, të solidarizojmë dhe të largohemi nga puna”, na tha Vllashkoviq.