Evia, ishulli i dytë më i madh në Greqi, vazhdon të digjet nga zjarret.
Zjarrfikësit po luftojnë me flakët tash e një javë, pasi ka vendbanime dhe fshatra të rrethuara nga zjarri.
Media në Greqi kanë publikuar video që tregojnë dëmin e madh të shkaktuar nga zjarret.
Në videon nga UP Stories, raportohet se disa prej zjarreve janë ende aktive.
Autoritetet e shtetit e cilësojnë dëmin në shkallën e katastrofës, ndërsa bëjnë me dije se gjysmë milionë hektar tokë është shkrumbuar.
Gjithashtu mijëra ndërtesa kanë pësuar dëme të pallogaritshme dhe shumë prej tyre janë shkatërruar plotësisht./GazetaSinjali/