image Zgjidhet misteri për 'vrimën e zezë' në Oqeanin Paqësor - Sinjali

Zgjidhet misteri për ‘vrimën e zezë’ në Oqeanin Paqësor

news image

Përveç që gjen gjëra të dobishme, Google Maps për një grup njerëzish shërben edhe si burim misteresh.

Nëse shikoni mirë, aty mund të gjeni imazhe të ndryshme që duket sikur fshehin diçka dhe janë përtej realitetit, por mund të jetë edhe sinjal që Google Maps nuk po punon siç duhet.

E kjo ngjallë debate. Një nga debatet e fundit ishte nga një përdorues i Reddit, i cili tha se përderisa po e përdorte Google Maps gjeti një vrimë të zezë në mes të oqeanit,

Çfarë dreqin është kjo? Ky nuk duket si një ishull“, ka shkruar ai.

Mirëpo ajo ‘vrimë e zezë’ është Ishulli Vostok, i cili është ishull koral në Oqeanin Paqësor, pjesë e Republikës së Kiribatit.

Ky ishull është 640 kilometra në veri-perëndim të Tahitit dhe është i pabanueshëm.

Ai u zbulua për herë të parë në vitin 1820 nga eksploruesi rus Fabian Gottlieb von Bellingshausen, që ia vendosi emrin sipas anijes së tij, Vostok.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin