image Vazhdojnë vozitjet e çmendura të kosovarëve në Shqipëri - 191 km/h me Mercedes (VIDEO)

Shqipëri

Vazhdojnë vozitjet e çmendura të kosovarëve në Shqipëri – 191 km/h me Mercedes (VIDEO)

news image

Policia e Shqipërisë edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar patrullimet në rrugë duke marrë masa për ata që vozitin shumë shpejtë.

Autoritetet shqiptare edhe sot kapën duke vozitur shpejt një kosovar me inicialet M.I., banues në Zvicër. Ai me veturën e tij “Mercedes”, kishte qarkulluar me 191 km/h shpejtësi në aksin rrugor Fier – Vlorë.

Për shkak të shpejtësisë, ai nuk ka arritur as të ndalet në radarin e policisë. Kështu, Policia e Shqipërisë ia ka shqiptuar atij një gjobë prej 48 mijë lekësh apo 391.82 eurosh.

Gazeta Sinjali dje raportoi për dy kosovarë, të cilët me makinat e tyre “Lamborghini” dhe “BMW” ishin nisur drejt Vlorës me një shpejtësi marramendëse prej 225 km/h.

As këta nuk ishin ndalë në radar, por ishin zënë disa momente më pas nga autoritetet duke u gjobitur me 2 mijë e 300 euro./Gazeta Sinjali/