Ka përfunduar pjesa e parë në mes Prishtinës dhe Trepçës, në kuadër të finales së Superkupës.
Por situata doli nga kontrolli, sapo që përfundoi pjesa e parë, pasi nga dy anët e tifozërive pati përplasje të ashpra dhe gjuajtje me mjete piroteknike, aq sa duhej edhe të intervenonte policia e Kosovës.
Për momentin ndeshja është ndërprerë dhe nuk dihet nëse apo kur do të vazhdohet.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 28-23 në favor të Prishtinës.