Për shkak të motit jo të mirë ditëve të fundit dhe si pasojë e reshjeve të shiut në zona të ndryshme të Kosovës pati edhe përmbytje, shkruan Gazeta Sinjali.
Në videon e dërguar nga një Sinjalizues i Gazetës Sinjali, shihet se në fshatin Rracaj të Gjakovës rrugët janë përfshirë nga vërshimet e shiut.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, gjersa nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale në ndonjë shtëpi aty përreth.