image Vazhdojnë rastet pozitive te Bayerni, dy yjet infektohen me variantin e ri

Futboll

Vazhdojnë rastet pozitive te Bayerni, dy yjet infektohen me variantin e ri

news image

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka njoftuar për dy raste të reja me koronavirus.

Leroy Sane dhe Dayot Upamecano, dy futbollistë të ekipit të parë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi gjerman përmes një komunikate për media.

“Leroy Sané dhe Dayot Upamecano janë infektuar me koronavirus. Të dy lojtarët janë mirë dhe janë të izoluar”, thuhej në njoftim.

Bayerni e zhvillon ndeshjen e parë të këtij viti në Bundesligë pas tri ditëve, teksa është nikoqir i Borussia Monchengladbach. /Gazeta Sinjali Sporti/