Mashtrimet me çmime në disa markete kosovare janë duke vazhduar, e ku qytetarët vazhdimisht po ankohen ndaj tyre.
Së fundmi, sinjalizues kanë dërguar fotografi që dëshmojnë mashtrimin, të bërë në këtë rast nga “Viva Fresh”, në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Në fotografinë e dërguar shihet se çmimi i produktit është ndryshe në raft dhe ndryshe në kuponin i cili dëshmon pagesën që konsumatori ka bërë për atë produkt.
Produkti në raft shihet se kishte çmim 1.25 euro kurse në kupon figuron çmimi prej 1.45 euro.