image Vazhdojnë lëvdatat, Kurti: Jemi qeveri e mundësive të mëdha për njerëzit

Politikë

Vazhdojnë lëvdatat, Kurti: Jemi qeveri e mundësive të mëdha për njerëzit

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria që udhëheqë ai është qeveria e ndryshimeve dhe mundësive të mëdha për njerëzit.

Kurti këto komente i bëri gjatë takimit me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryesuar nga presidenti, Derek Mitchell.

Ai gjatë këtij takimi tha se ekonomia e Kosovës do të rritet për 9.9 për qind.

Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia jonë do të rritet për 9.9%. Ndërsa krahasuar me vitin paraprak, të hyrat tatimore për periudhën janar – shtator janë rritur për 33% dhe eksportet për 68%. Bazuar në këtë performancë të shkëlqyer ekonomike, projektbuxheti i vitit 2022 është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë, në vlerë 2.75 miliardë euro”, ka thënë ai.

Kurti, gjithashtu tha se duhe të luftohet korrupsioni e krimi i organizuar, dhe të intensifikohet lufta kundër kontrabandës.

Kryeministri Kurti tha se brenda shtatë muajsh janë administruar afër 1.6 milion doza.

U bisedua për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në politikbërje dhe vendimmarrje, si dhe afrimin e institucioneve me qytetarët. Temë e takimit ishin edhe zgjedhjet lokale të mbajtura, si dhe balotazhi që po afrohet. Zgjedhjet e lira dhe demokratike të 17 tetorit u vlerësuan për mbarëvajtjen e tyre. U bisedua për mbështetjen e mëtejme nga NDI, që është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, që punon në përkrahjen dhe forcimin e institucioneve demokratike në mbarë botën, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

/GazetaSinjali/