Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon operacionin për kërkimin e 50-vjeçarit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të FSK-së, kërkimet nga njësitet përkatëse së bashku me Policinë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, porse i kanë vazhduar sot.
“Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Gazeta Sinjali ka raportuar se ai është Naim Gashi, i lindur më 1973 në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku edhe punonte si mësimdhënës.
Po ashtu, Sinjali ka raportuar se sipas drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, Avni Morina i njderi vuante edhe nga depresioni./Gazeta Sinjali/